Drenori i kundërpërgjigjet Lladrovcit: “Vendimi i gjykatësit ishte skandaloz…ta presim apelin”

Kandidati për kryetar të Drenasit nga GpD, Xhavit Drenori i është kundërpërgjigjur Ramiz Lladrovcit i cili tha se Drenori po shpif për billbordët dhe njëkohësisht ka publikuar një vendim të gjykatës për shpifje.
Ky është reagimi i Drenorit i plotë:
Një gjykatës që në arsyetim të Vendimit (skandaloz) nxjerr faktin që Paditësi është vëllai i dëshmorit Fehmi Lladrovci, kur dihet se në postimin tim (shih foton 2) unë vetëm kam denoncuar keqpërdorim të autoritetit apo pozitës zyrtare, pra as lidhjen më të vogël me Fehmi Lladrovcin nuk e ka pasë, nuk do komentuar besoj.
E, se vendimi i gjykatësit ishte skandaloz, do të shihet në Gjykatën e Apelit, sepse përveç arsyetimit skandaloz, janë evidente edhe shkeljet e procedurave të gjykimit.
“Fuqia” e një ngelaçi dhe shantazhuesi, i cili tërë karrierën e tij e ka ngritur duke përfituar mbi gjakun e dëshmorëve, mbi supet e shokëve të idealit, e që është në rënie e sipër, që thirret si zbatues ligji e në fakt është shkelës i tij, tanimë po i dalin në shesh të bëmat dhe për to do të jap llogari!
Po, një njeri që punon “me ligj”, siç pretendon Lladrovci, zakonisht futet në Listen e Zezë të SHBA, apo jo?.
Citat nga sot:”një njeri që është i rrezikshëm për SHBA, nuk i bën nder komunës sonë që të qeveriset nga ai”!
The BLACKLISTED must go home!