Ajazi: Në Sankofc jam çdo ditë, por sot ishte më ndryshe

Kandidati për kryetar të Drenasit nga DD, Driton Ajazi sonte fushatën e ka zhvilluar në vendlindje, Sankofc.

“Unë jetoj në Sankofc dhe ia di secilin hall e secilën brengë banorëve. Dora e mbështetjes nga pushteti në ikje nuk u ndi në këtë fshat”, ka thënë Ajazi.

Postimi i Ajazit:

Në Sankofc jam çdo ditë, por sot ishte më ndryshe.

Me bashkëpunëtorët e mi u pritëm nga shumë bashkëvendas, të cilët na e kanë ofruar mbështetjen e fuqishme qysh në ditët e para kur kemi marrë iniciativën për ndryshimin që i duhet Drenasit.

Unë jetoj në Sankofc dhe ia di secilin hall e secilën brengë banorëve. Dora e mbështetjes nga pushteti në ikje nuk u ndi në këtë fshat.

Pas 17 tetorit, në Sankofc e në secilin cep të komunës do të zbatohet plani transformues i Demokratëve për Drenasin, që nënkupton qasjen në infrastrukturën bazë për secilën familje: rrugë, trotuare, ndriqim, ujësjellës e kanalizim. Po ashtu, edhe investime në arsim e shëndetësi, e edhe hapësira rekreative e sportive.

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë