Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat

Barrikadave në veri po iu vije fundi.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për targat e automjeteve.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për targat mes dy shteteve.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo gjë u arrit pas negociatave dy ditore që u bë nga delegacionet e dy shteteve.