Arrestohen dy persona në Drenas, policia tregon detaje

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Drenas pasi tek të njëjtit gjatë kontrollit të veturës së tyre policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë me nëntë fishekë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00, shkruan DrenicaOnline.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Prokurori ka urdhëruar policinë të hap rast për armëmbajtje pa leje.
Hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë./DrenicaOnline/