Ajazi në Gradicë: Dera ime do të jetë e hapur gjithmonë për të gjithë banorët e Drenasit

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin”, sonte ishte në Gradicë ku para banorëve aty tha se dera e tij do të jetë e hapur gjithmonë për ta dhe për të gjithë banorët e Komunës së Drenasit.

“I nderuar me pritjen e ngrohtë të banorëve të Gradicës, të cilët për 5 vite janë lënë anash nga qeverisja në ikje. Bashkëqytetarët tanë janë të vendosur për të sjellë ndryshimin që i duhet kaq shumë Drenasit”, ka thënë Ajazi.

Ajazi deklatoi se banorët e Gradicës i dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet e tyre konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë.

“U zotova se në qeverisjen time, së bashku do t’i zgjidhim të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen. Dera ime do të jetë e hapur gjithmonë për ta dhe për të gjithë banorët e Komunës së Drenasit. Kjo është koha jonë për ndryshimin që duam”, ka thënë Ajazi.

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë