Rruga Komoran-Prishtinë, aksident mes 6 veturave

Një aksident zinxhiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Komoran-Prishtinë, më saktësisht në Sllatinë.
Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura, përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Portali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.
Rruga ishte e bllokuar për një kohë.
Policia është parë në vebdin e aksidentit.