Lladrovci kërkon mobilizim dhe gjithëpërfshirje në zgjedhje

Anëtarët e Këshillit Qendror për Zgjedhje lokale të PDK-së, Bajrush Xhemaili dhe Fehmi Mujota, sot kanë qëndruar në Drenas ku kanë marrë pjesë në takimin me anëtarët e Këshillit zgjedhor të Degës së PDK-së në Drenas, Labinot Halilaj, etj.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili është sërish në garë nga PDK edhe për një mandat, në këtë takim ka theksuar rëndësinë e mobilizimit dhe gjithëpërfshirjes në zgjedhje.
Statusi i Lladrovcit:
Në takim me anëtarët e Këshillit Qendror për Zgjedhje lokale të PDK-së, Bajrush Xhemaili dhe Fehmi Mujota, mora pjesë në takimin me anëtarët e Këshillit zgjedhor të Degës së PDK-së në Drenas, Labinot Halilaj, etj. theksova rëndësinë e mobilizimit dhe gjithëpërfshirjes në zgjedhje.
Po ashtu, theksova punën e madhe që po bëhet nga dega dhe nëndegët e PDK-së në komunën e Drenasit, punë e cila rikonfirmon bastionin e PDK-së dhe besnikërinë e qytetarëve për vizionin tonë, në shërbim të qytetarit.
Ne punojmë dhe mbajmë fjalën.
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci