Kush e ka dëmtuar pasqyren e rrugës, ta rregullojë ose do të njoftohet policia

Ai që e ka dëmtuar pasqyrën në rrugën “Milazim Gashi” në Llapushnil i ka tri ditë kohë për të rregulluar në të kundërtën banorët janë të detyruar që përmes kamerave të sigurisë ta gjejnë dhe ta raportojmë në Polici.

Kështë ka deklaruar asamblisti i KK Drenas nga ky fshat, Petrit Gashi.

“Është e turpshme që në një rrugë ku dukshmeria është e vogel të dëmtohet pasqyra dhe të rrezikohen bashkëvendasit. Mos harroni dëmtimi i qëllimshem i prones publike paraqet vepër penale, dhe nëse kjo nuk rregullohet brenda 3 dite jemi të detyruar që ta raportojmë në Polici dhe të ndërmarrim masa”, ka thënë Gashi, transmeton DrenicaOnline.

Ai i ka ftuar bashkvendasit që të bashkëpunojnë me policinë për të raportuar rastet e tilla qëllimkëqija të atyre që nuk ja donë të mirën vendit tonë.

“Mos heshtni por raportoni të gjithë ata që dëmtojnë pronën tonë!”, ka thënë ai./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë