Mirlinda Dvorani në garë për asamble komunale të Drenasit, kërkon mbështetjen tuaj

Mirlinda Dvorani, është pjesë e listës së “Demokratëve për Drenasin” për asamblenë komunale. 12 është numri i saj në fletvotimin për asamble ndërsa 182 është numri i subjektit.
Ajo ka kërkuar të votohet kandidati i tyre për kryetar të komunës, Driton Ajazi por njëkohësish kërkon edhe mbështetje për vete.
“Qyteti dhe populli heroik i DRENASIT dha shumë e mori pak, duke e përcjellur fati jo i mirë në qeverisje, sidomos në 5 – 6 vitet e fundit. Pra, duke qenë e bindur në rëndësinë e madhe dhe nevojën jetike për ndryshim pozitiv në Drenas, vendosa ti bashkohem listës së fitorës “Demokratët për Drenasin”, ka thënë Dvorani.
Njoftimi i plotë i saj:
Familjarë,miq,shoqeri dhe ju të nderuar qytetarë të Drenasit!
Me kënaqësi të veçant,dua të ju informoj se,në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më; 17 tetor 2021, jam pjesë e listës “Demokratët për Drenasin“.
Më lejoni të kerkoj mbështetjen dhë besimin tuaj! Zotohem se, do të punoj për ju, me përkushtim, vendosmëri dhe vullnet të lartë.
Qyteti dhe populli heroik i DRENASIT dha shumë e mori pak, duke e përcjellur fati jo i mirë në qeverisje, sidomos në 5 – 6 vitet e fundit.
Pra, duke qenë e bindur në rëndësinë e madhe dhe nevojën jetike për ndryshim pozitiv në Drenas, vendosa ti bashkohem listës së fitorës “Demokratët për Drenasin”.
Ndaj, ju ftoj të përkrahni kandidaturën e z.Driton Ajazi, për kryetar të Komunës së Drenasit dhe listën e kandidatëve të DD-së për Asamblenë Komunale dhe mua më gjeni tek numri rendor 12.
Me konsideratë të veçantë për secilin nga ju,
Mirlinda Dvorani.
#DritonAjazi
#MirlindaDvorani 12
#DemokratetPërDrenasin 182