Lestrani: Gjatë qeverisjes sonë, Drenasi komunë model për qeverisje

Numri dy në listën për asamble të Komunës së Drenasit, Bekim Lestrani, ka cekur edhe një herë arsyet të cilat qytetarët nuk kanë gabuar kur ia besuan mandatin e parë.

Ai gjithashtu ceki edhe shumë arsye të tjera, se përse i duhet besimi edhe për mandatin e dytë për asamblenë e Komunë së Drenasit.

Lestrani ka qenë shumë i zëshëm për problemet e qytetarëve të drenasit gjatë gjithë këtyre katër viteve që kaluan në asamblenë e Komunës së Drenasit, e që sipas tij, shumë prej projekteve janë përcjellur deri në fund, duke bërë që Drenasi të bëhet model për qeverisje të mirë.

Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

DRENASI KA NDRYSHUAR RRËNJËSISHT DUKE U BËRË MODEL I QEVERISJES SË MIRË, DHE KËTË FAKT NUK MUND TA MOHOJ ASKUSH

Në këto 4 vitet e fundit, projekte të shumta të cilat janë realizuar në Drenas, i kanë dhënë pamje dhe imazh krejtësisht tjetër qytetit tonë, këtij qyteti që ishte një prej vendeve më të goditura nga lufta e fundit

Komuna e Drenasit është shpallur komuna më e mire për transparencë dhe llogaridhënie, pra ka fituar vendin e parë, dhe si rezultat i komunës kampion ka marr një grand mbi 800 mi euro, gjithë ashtu ka fituar grande të tjera si për: Efiqiencë, ambient të pastër, sinjalizim të rrugëve etj.

Ky ndryshim padyshim ka ndodhur falë punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm dhe të pandalshëm të kryetarit të Komunës z.Ramiz Lladrovci. Kryetari Lladrovci kishte premtuar kushte me të mira në arsim (premtim i realizuar), ka ndërtuar 2 shkolla të reja dhe të gjitha tjerat janë rinovuar, dhe janë digjitalizuar me gjitha pajisjet bashkëkohore.

Ka premtuar shëndetësi më të mirë, tanimë e kemi emergjencën e re në Komoran e cila ofron shërbime 24/7, si dhe pritet të filloj ndërtimi i ri i Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas. QKMF objekti i vjetër është renovuar dhe është pajisur me teknologji me moderne mjekësore, ambulancat në fshatra janë funksionale, disa janë renovuar, disa janë ndërtuar, e disa janë duke u ndërtuar të reja.
Komuna e Drenasit është ndër komunat që më së miri ka menaxhuar me situatën e krijuar nga pandemia-Covid-19, dhe për këtë është vlerësuar pavarësisht së në këtë kohe janë ndërruar tri qeveri.

Kryetari ka premtuar Drenasin Ekologjik, e ka realizuar, pikërisht falë punës së madhe të ti dhe stafit të tij, duke investuar me gjithë potencialin e tij, në kontejnerë, dhe sot Drenasi fal kryetarit Lladrovci është shembull me i miri i pastërtisë në Kosovë, me menaxhim të mbeturinave, mirëmbajtje të shesheve, parqeve, lapidarëve të dëshmorëve, hapësirave publike, institucioneve, rrugëve, ku edhe është shpallur njëra nga komunat më të mira në menaxhimin e mbeturinave dhe për këtë ka fituar grante etj.
Gjithashtu Kryetari Lladrovci ka filluar në largimin e ujerave të zeza nga lumenjtë, ku mbi 70% i ka vendosur kolektorët. Ka premtuar rrugë moderne dhe nga ky premtim rezultatet janë të prekshme dhe e vërteta shihet me sy, sepse kurrë më bukur nuk e ka pasur infrastrukturë rrugore se sa tani në qytetin tonë. Kjo shihet duke filluar nga qendra e qytetit ku dallimi është 100%, e mbi 90% e rrugëve e rrugicave në fshatra (si dhe zgjerimi i rrugës kryesore Gllobar-Komoran , projekt ky që do realizohej këtë vit sikurse mos ti tërhiqte mjetet Qeveria Kurti).

Shtrati i lumenjve, Drenica dhe Sitnica është rregulluar (duke përjashtuar një pjesë të cilën e ka qeveria e Kosovës duke e bërë investimin, e cila akoma nuk është përfunduar), dhe Komuna për këtë gjë është vlerësuar lartë pasi i ka kontribuar pastërtisë së ujerave në lumenjve dhe ambientet rreth tyre.

Qendra Rinore në Drenas është renovuar komplet dhe ka marrë një pamje të re dhe është funksionalizuar, ku në këtë qendër të rinjtë e Drenasit mund të ndjekin kurse dhe trajnime të ndryshme profesionale falas. Elektrifikimi i qytetit dhe fshatrave të komunës sonë po ashtu është një projekt tjetër qe po punohet deri në finalizim. Përderisa para viteve vetëm 50% e qendrës së qytetit nuk kishte elektrifikim, tani 60% e gjithë territorit të komunës sonë është e ndriçuar, dhe po shkon drejt finalizimit të përgjithshëm!

Është duke u punuar në rregullimin e rrjetit elektrik në të gjitha fshatrat e Komunës së Drenasit ku mbi 87% është realizuar punimi me infrastrukturë modern të shpërndarjes së energjisë elektrike, ku kjo ka ndikuar në uljen e rasteve të ndaljes së energjisë elektrike, si dhe e ka zgjidhur problemin që e kanë pasur qytetarët me rrymën e dobët, nga e cila rrymë qytetarët kanë pësuar dëme në amvisëri gjithë ashtu edhe në makineri nëpër biznese. Komuna e Drenasit është ndër komunat e para e cila është në përfundim të projektit të realizimit të implementimit të sistemit të ri të shpërndarjes së energjisë elektrike, e gjithë kjo fal punës ës palodhshme të Kryetarit Lladrovci.

Janë rregulluar e do rregullohen gjithë lapidarët e dëshmorëve gjithandej territorit të komunës së Drenasit, me respekt e lavdi të përhershme ndaj atyre që na sollën lirinë, obligim ky i brezave gjithmonë.
Për gjatë 4 viteve fermerët e Komunës së Drenasit janë subvencionuar dhe ndihmuar me pajisje dhe mekanizma bujqësore. Kjo ka qënë e verejteshme dhe në rritje në secilin vit.

Sa i përket ndihmave për studentet, ashtu siç ka premtuar kryetari Lladrovci është shndërruar në një model të mirë edhe për komunat e tjera. Për 4 vite Kryetari Lladrovci i ka ndarë 1000 bursa për studentë, pra të gjithë ata që kanë plotësuar kriteret për burse e kanë marr pa dallim.

Janë ndihmuar me qindra e qindra familje ne nevojë, për çdo gjë, dhe gjithçka që ka pasur mundësi komuna. Janë në procedurë për tu rregulluar dhe kyçur në ujësjellës disa fshatra të komunës se Drenasit, (si dhe për këtë qëllim komuna e Drenasit e ka shpronësuar burimin e ujit në Krojkovë, ku janë në proceduar për të funksionalizuar sistemin e ujit të pijes, nga i cili do të furnizohen disa fshatra) në mënyrë që gjithë qytetarët e Drenasit të kenë uji të mjaftueshëm dhe mirëmbajtje të mirëfilltë të rrjetit të ujësjellësit, Komuna e Drenasit në qendër të qytetit i ka ndërruar gypat e vjetër të ujësjellësit për arsye se ata kanë qenë kancerogjen dhe i ka vendosur gypat e rinj sipas standardeve evropiane.

Pra, Qeverisja e z.Lladrovci ishte e sukseseve shumëdimensionale dhe për këtë ajo ka arritur që ti sjell komunës buxhet shtesë përmes përformances së mirë. Në këtë aspekt komuna jonë është shndërruar në një model rajonal të komunave të mirëqeverisura, dhe shpallja e saj kampion nga mekanizma vendor dhe ndërkombëtar tregon së puna dhe përkushtimi i z.Lladrovci ka tejkaluar cdo pritshmëri.

Sot, jo rastësisht shumica absolute e qytetarëve janë rreshtuar kah z.Lladrovci, se e kanë parë më sytë drejtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin dhe punën e tij. Rezultatet e prekshme të 4 viteve të kaluara po ndërtojnë të ardhmen qeverisëse të 4 viteve në vazhdim, prandaj jo rastësisht qytetarët dëshirojnë që në çdo tubim të falënderojnë z.Lladrovci për rikthimin e krenarisë tonë në qeverisje.

Prandaj me 17 tetor të gjithëve pa dallim ju bëjë thirrje të keni vetëm adresën e PDK-së dhe kryetarit Ramiz Lladrovci në numrin 177, sepse të tjera adresa jo që janë humbëse por janë edhe përbuzëse ndaj votës suaj.

Bashkë Për Drenasin

#PDK177
#RamizLladrovci177
#BekimLestrani2

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë