Endritit i jepet lamtumira e fundit sot pasdite në varrezat te Feronikeli

I riu nga Drenasi, Endrit Qorri i cili vdiq tragjikisht do të varroset sot në varrezat te Feronikeli në Drenas.

Lajmërimin e kanë bërë familjarët:

Me rastin e vdekjes se djalit tonë Endritit, ju njoftojmë se varrimi do të bëhët sot në orën 18:00 në varrezat te Feronikeli në Drenas. Me respekt familja Qorri.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me dhimbje ka pranuar lajmin tragjik për vdekjen e të riut, Endrit Qorri.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen nga jeta e të riut, Endrit Qorri. Në emrin tim dhe të komunës së Drenasit shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Qorri, shokëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur”, është shprehur Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë