Avdush Cakaj kërkon mbështetjen e juaj në garën për asamble komunale (Video)

Garës për asamble komunale të Drenasit i është futur edhe Avdush Cakaj. Emri i tij ndodhet në listën e “Demokratëve për Drenasin” ndërsa mbanë numrin 14.
Ai me profesion është gazetar por me mbështetjen e familjes, si dhe me përkrahjen e miqve dhe bashkëpunëtorëve, mori vendimin të jetë pjesë e listës kandiduese me DD-në e Driton Ajazit.
Njoftimi i plotë nga Cakaj:
Të nderuar bashkëqytetarë të Drenasit, familjar të dëshmorëve, invalid të luftës, veteran, të burgosur politik, aktivist dhe aktiviste, të nderuar miq!
Duke qenë se na bashkon e kaluara jonë e lavdishme si ideal për të kontribuar në të mirë të atdheut tonë. Me besim në Zot e atdhe, kam vendosur të hyjë në garë për Asamblenë Komunale të qytetit tonë Drenasit.
Me mbështetjen e familjes, si dhe me përkrahjen e miqëve dhe bashkëpunëtorëve, mora vendimin të jem pjesë e listës kandiduese, me Demokratët për Drenasin me numërin 182, ndërsa un garoj me numërin 14.
Zëri juaj do të jetë gjithnjë primar në angazhimet dhe rrugetimin tim politik. Andaj, ju bëj thirrje të gjithëve për përkrahje!
Na priftë e mbara!
#DemokratëtpërDrenasin182
#DritonAjazi
#AvdushCakaj14✅