Arrestohet mashtruesi i kërkuar në Drenas

Është arrestuar një person i dyshuar në Drenas, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull.
Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është bërë të dielën, shkruan DrenicaOnline.
I dyshuari kishte kryer edhe disa vepra “mashtrimi” tek persona të tjerë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./DrenicaOnline/