Lladrovci: Nderim i përjetshëm për martirët e familjes Deliu!

Masakra ndaj familjes Deliu, para 23 vitesh, mbetet dëshmi e fuqishme e lirisë tonë, përpjekjeve dhe sakrificës për liri. Kështu është shprehur kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Për nderim të martirëve të kësaj masakre të shkaktuar nga forcat okupatore serbe ndaj familjes Deliu, së bashku me familjarët e martirëve dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, Haxhi Xhemajlin dhe qytetarë, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur kurora me lule”, ka thënë Lladrovci.
Ai tha se autorët e masakrës as pas 23 vitesh nuk e kanë marrë dënimin e merituar.
“Po ashtu, kemi bërë homazhe dhe kemi nderuar tre dëshmorët e UÇK-së, të cilët në këtë ditë e dhanë jetën për liri, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj”, ka thënë Lladrovci.
Nderim i përjetshëm për martirët e familjes Deliu!
Lavdi dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!