Lladrovci: Kemi dëshmuar se interesi personal vije pas ligjshmërisë dhe interesit të përgjithshëm

Takimet elektorale me qytetarë, kandidati për kryetar të komunës edhe për një mandat, Ramiz Lladovci i ka zhvilluar në nëndegën Drenasi II, Shtrubullovë dhe Krajkovë.

Ai së bashku me kandidatët për asamble, Zeqë Hasi, Ragip Hamza, Aurela Sahiti dhe Bashkim Elshani, ka diskutuar për projektet e realizuara, sfidat e pushtetit lokal dhe të arriturat tona, si komuna me qeverisjen më të mirë lokale në vend.

“Ky sukses, nuk do të arrihej pa bashkëpunimin me qytetarët, pa i vendosur prioritetet e qytetarëve si detyrat tona dhe punë e jona e çdoditshme, pa u ndalur”, ka thënë Lladrovci.

Po ashtu, Lladrovci theksoi se platforma jonë, për mandatin katërvjeçar, është në shërbim të prioriteteve të përcaktuara në debate, kërkesat nga qytetarët, dëgjimet buxhetore dhe diskutimi me qytetarë.

“Ne kemi dëshmuar se interesi personal vije pas ligjshmërisë dhe interesit të përgjithshëm. Këtë rrugë tonën e përkrah çdo qytetar i cili ka nevojë për shërbime komunale cilësore, arsim, shëndetësi dhe nevojave tjera si përgjegjësi e pushtetit lokal, duke respektuar barazinë para ligjit. Vazhdojmë! Bashkë për Drenasin! #PDK177 Ramiz Lladrovci”, ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë