Driton Ajazi: Kosova nuk do të mund të ishte kjo që është sot pa luftën çlirimtare

Kosova nuk do të mund të ishte kjo që është sot pa luftën çlirimtare dhe gjakun e derdhur të luftëtarëve dhe qytetarëve tanë që dhanë jetën për liri. Kështu është shprehur sot kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin”.

“Sot, në Abri të Epërme, nderuam dëshmorët Valdet Xhemajlaj, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdaraj në 23 vjetorin e rënies së tyre për liri”, ka thënë Ajazi.

Poashtu, ata përkujtuan edhe 23 anëtarët e familjes Deliu, të cilët u vranë barabarishtë nga forcat serbe nga mosha 6 javëshe e deri tek 94 vjeçar, vetëm se ishin shqiptar!

“Lavdi heroizmit të tyre për lirinë tonë”, ka thënë Ajazi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë