Lladrovci takon gratë e PDK-së: Kur fiton PDK-ja, fiton Kosova

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i nominuar nga PDK edhe për një mandat, në kuadër të fushatës parazgjedhore sot ka takuar gratë e PDK-së.

“Takimi me gratë e PDK-së, ishte takim me rëndësi të veçantë, sepse, fitorja e PDK-së, bart kontributin e pamohueshëm të grave, të grave demokratike, të intelektualeve dhe profesionisteve të fushave të ndryshme, të nënave, grave e bashkëshorteve që janë pjesë e fitoreve të mëdha të PDK-së”, ka deklaruar Lladrovci.

Po ashtu, ai njofton se i kanë takuar nëndegët Terstenik 1 dhe Dobroshec, dy nëndegëve nga bastionet e PDK-së.

“Ne punojmë sepse ndjejmë obligim, realizojmë projekte sepse qytetari pa dallim është në fokusin e qeverisjes tonë lokale, e cila tashmë dihet, është më e mira në Kosovë”, ka thënë ai.

Lladrovci ka thënë se qeverisja e mirë realizohet në bashkëpunim të mirë me qytetarët, zbatim të ligjit nga zyrtarët dhe vendosmërisë tonë për të bërë më të mirën për qytetarët dhe komunën tonë.

“Faleminderit kryetar, Memli Krasniqi. Kur fiton PDK-ja, fiton Kosova. Bashkë për Drenasin! #PDK177 Ramiz Lladrovci”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë