Driton Ajazi tregon se si do të rregullohet çështja e transportit në Drenas (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin”, ka thënë se një ndër gjërat e para që do të bëjnë nëse ata e marrin pushtetin në Drenas, do të jetë rregullimi i çështjes së transportit.

Ai ka thënë se qyteti duhet shpëtuar nga kaosi dhe kolonat nëpërmjet zgjerimit të rrugëve, ridizajnimit e shtimit të tyre, dhe nëpërmjet zgjidhjes për t’i evituar përmbytjet.

Postimi i plotë i Ajazit:

Të dashur qytetarë te Drenasit,
Një nga gjërat e para që do merremi sapo Demokratët për Drenasin të marrin drejtimin e komunës, do të jetë rregullimi i çështjes së transportit.
Qyteti duhet shpëtuar nga kaosi dhe kolonat nëpërmjet zgjerimit të rrugëve, ridizajnimit e shtimit të tyre, dhe nëpërmjet zgjidhjes për t’i evituar përmbytjet. Do të nisim me digjitalizimin e të gjitha pikave pritëse.
Stacioni kryesor në qytet, do të marrë një pamje tjetër.
Do të ketë rend dhe rregull. Do të mundësohet funksionimi i rregullt i linjës Drenas – Prishtinë – Drenas nga ora 06:00 deri në orën 24:00, si dhe linja të rregullta nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Drenasit gjatë gjithë kohës.
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë