Drenori premton auditim të punësimeve në arsim dhe për prona në komunën e Drenasit

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori nga “Green për Drenas”, ka thënë se auditimi i punësimeve në arsim në komunën e Drenasit është absolutisht i domosdoshëm, sidomos për punësimet e asamblistëve dhe familjarëve të tyre.
“Këtë do ta bëjmë në 3 mujorin e parë dhe Raportin do ta prezantojmë në Asamble e publikojmë në webfaqe të komunës”, ka thënë Drenori.
Sipas tij, nuk do të këtë test me shkrim për angazhim të mësimdhënësve sepse ai test kishte shërbyer në qeverisjen 2017-2021 vetëm për padrejtësi. Shumë të punësuar (familjarë apo klientelë) testin e plotësuar merrin minimum 24 orë para se testimit dhe më këtë i ‘mundnin’ në garë kandidatët e mirë dhe të pa djallëzuar.
“Ne do ti themi STOP kësaj dukurie të shëmtuar që në ditët e para të qeverisjes tonë. Auditim i plotë i të gjitha precedurave të dhënjes së pronës komunale në shfytëzim dhe auditim strik edhe i përmbushjes të kontratave ndërmjet OE dhe komunës tonë”, ka thënë ai.
“Videoja që po e publikoj është e vitit 2017.
Nga atëherë asgjë nuk ka ndryshuar. Ndryshimi nuk bëhet me kryetarin e njejtë e ky ndryshim është i domosdoshëm. Këtë ndryshim e gjeni të numri #165 me 17 tetor në subjektin ‘GREEN për Drenas’”, ka deklaruar ai.