Përkujtohet rënia e heroit Dr. Lec Leci-Gradica

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, se bashku me stafin kanë bërë homazhe dhe vendosur lule pranë varrit të heroit Dr.Lec Leci Gradica, në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.
Në 23 vjetorin e rënies, kryetari Lladrovci ka vlerësuar lartë sakrificën e heroit Lec Leci Gradica duke thënë se që nga krismat e para të UÇK-së, ai ishte pranë ushtarëve dhe qytetarëve të Drenicës, dhe vdiq si mjek i plagëve të lirisë dhe dëshmor i saj.
“Doktor Leci jo vetëm që ndihmoi UCK-në, por edhe ishte një shërues i plagëve të luftës për ushtarët dhe popullatën. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, është shprehur Lladrovci.
Lavdi përjetësisht Dr.Lec Leci Gradica
Lavdi përjetësisht heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!