Përfundon kampi ndërkombëtar, Lladrovci falëndëron pjesëmarrësit për përmbyllje të sukesshme

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, ka marr pjesë në konferenën përbyllëse të kampit ndërkombëtar veror “Edu Camp Summer”.

Në këtë kamp pesë ditor EDU 2021, morën pjesë qindra nxënës nga Gjermania, Kosova dhe shtetet e rajonit, që u organizua online nga Drenasi, shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka shprehur mirënjohje dhe falëndërim për të gjithë pjesëmarrësit, duke uruar që vitin tjetër të mbahet fizikisht.

“Shpreha falënderimin dhe mirënjohjen time për të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti për 20 nxënësit e Drenasit të cilët gjatë kësaj kohe, sipas organizatorëve kanë treguar angazhim dhe rezultate të nivelit të lartë. Vitin tjetër do të mirëpresim fizikisht në një kamp veror qindra nxënës, mësimdhënës e drejtues të institucioneve arsimore në Drenas”, ka thënë mes të tjerash Lladrovci.

Në përmbylljen e kampit, mori pjesë edhe Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian- Gjermani Rainer Wieland, ku nxënësit bashkëbiseduan për tema të ndryshme aktuale rreth një orë e gjysmë.

Ndryshe, Komuna e Drenasit ka qenë nikoqire e këtij kampi ndërkombëtar, ku morën pjesë nxënës, ligjërues, ekspert e personalitete tjera të larta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë