Asamblistja e Drenasit po merr rrugë drejt SHBA-ve për bashkim familjar, kolegët i urojnë rrugë të mbarë

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Drenasit, Kimete Bardhi po përshëndetet me kolegët e saj para nisjes drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të nisur një jetë të re.
Ajo po udhëton drejt SHBA-së për bashkim familjar ndërsa kolegët e saj i urojnë të gjitha të mirat në punë e në jetë, ndërsa Drenasit do i mungojë profesionalizmi i saj.
Asamblisti Petrit Gashi në një status dedikuar Kimetes ka thënë:
Një kafe para udhëtimit në ShBA
Kimete Bardhin për herë të parë e kam takuar me 7 dhjetor 2017, ditën e konstituimit të Kuvendit Komunal kur të dy nga dy subjekte të ndryshme morëm besimin qytetar. Që nga dita e parë dhe deri sot kemi bashkëpunuat në të mirë të përgjithshme të qytetarëve, dhe respekti që kemi krijuat për njeri tjetrin ka qënë i madh.
Kimetja vjen nga një familje kontributdhënëse dhe shembullore, ka kontribuar për 8 vite në arsim dhe ka dëshmuar cilësi të lartë, përkushtim dhe punë efektive.
Gjatë këtyre 4 viteve ka qënë dhe mbetet njera prej asambleisteve model në komunen tonë dhe publikisht dua të falënderoj për të gjitha që i ka bërë për Drenasin dhe qytetarët e saj.
Sot me Kimeten po e pim kafen e fundit para udhëtimit të saj në SHBA për bashkim familjar. Ajo ka pasur fatin që ta gjëjë një bashkëshort të mrekullueshëm ku do e kaloj pjesën e mbetur të jetës. Unë dhe familja ime i urojmë të gjitha të mirat në punë e në jetë, ndërsa Drenasit do i mungojë profesionalizmi i saj.
Kimete, faleminderit për respektin e bashkëpunimin.
Rrugë të mbarë dhe jetë të lumtur!