Ajazi: Do të krijoj linjë buxhetore në mbështetje të “Handikos”-it në Drenas

Driton Ajazi, kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD-ja, ka takuar sot drejtuesit e “Handikos”-it në Drenas, ku ka diskutuar për kushtet në të cilat punojnë, aktivitetet dhe punën e tyre.
Postimi i plotë i Ajazit:
Isha shumë i nderuar sot, që të diskutoj me drejtuesit e “Handikos”-it në Drenas, për kushtet në të cilat punojnë dhe aktivitetet dhe punën e tyre më fisnike që ata bëjnë për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara.
Në këtë takim u prezantova planin e Demokratëve për Drenasin dhe u zotova para tyre se, gjatë mandatit tim do të rregullohet infrastruktura, ku ata do të kenë qasje në të gjitha institucionet dhe rrugët publike në Drenas.
Do të krijoj linjë buxhetore në mbështetje të aktiviteteve të tyre, si dhe me bashkëfinancim me donatorët, do të rregullojmë një objekt, i cili do të plotësoj kushtet për aktivitete të ndryshme për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, për të verbërit dhe për shurdhmemecët.
Vetëm të bashkuar do të mund t’i tejkalojmë të gjitha sfidat.
Kjo është koha jonë!
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin