11-shi i PDK-së, Perparim Bajraktari: Zotohem se do të jem zë i arsyeshëm në asamblenë komunale

Perparim Bajraktari, kandidat për asamble komunale të Drenasit nga radhët e PDK-së, në një postim në Facebook ka kërkuar mbështetje për Kryetarin Ramiz Lladrovci, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i tij na bënë të jemi ballëhapur para qytetarëve të komunës tonë, në kërkesën për mbështetje në zgjedhjet e 17 tetorit.
Bajraktari zotohet se do të jetë zë i arsyeshëm e racional i kërkesave të qytetarëve në asamble dhe përkrahës i parezervë i propozimeve të kryetarit Lladrovci.
Postimi i z. Bajraktari:
Miq,
Pas një punë të mirë dhe të suksesshme që është bërë nga komuna e Drenasit në krye me z.Lladrovci, u realizuan shumë projekte, u realizuan, e diku edhe u tejkaluan premtimet
Këto punë e projekte padyshim ndikojnë në përmirësimin e jetes së qytetarëve.
Kisha nderin që përgjat këtij mandati të jem pjesë e Asamblesë Komunale, ishte knaqësi të jem mbështetës i propozimeve të Kryetarit Lladrovci.
Puna dhe përkushtimi i z. Lladrovci na bënë të jemi ballhapur para qytetarëve të komunes tonë, në kërkesën për mbështetje në zgjedhjet e 17 tetorit.
Prandaj, kërkoj mbështetjen tuaj për numrin 177, për kryetarin z.Ramiz Lladrovci dhe për mua me numer 11 në listen e Partisë Demokratike të Kosovës.
Zotohem se do të angazhohem për interesin e përgjithshem të qytetarëve të komunë dhe do të jem zë i arsyeshem e racional i kërkesave tuaja në asamble dhe përkrahes i parezervë i propozimeve të kryetarit Lladrovci.
Ju faleminderit.
Sinqerisht,
I juaji Perparimi.