Zëri i Agnesë Kastrati- Bucolli duhet të jetë në asamblenë komunale të Drenasit

Agnesë Kastrati- Bucolli është kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës për asamble komunale në Drenas. Ajo ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin e Shkencave Politike në vitin 2016. Ka diplomuar edhe në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Hasan Prishtina”, në vitin 2021.
Agnesa është shembulli më i mirë i një vajze, nëne dhe gruaje të suksesshme e cila ka për qëllim që me punën dhe angazhimin e saj si asambliste në Komunën e Drenasit të bëjë më të mirën për qytetarët e komunës së saj me theks te veçantë të ngirsë sa më lartë femrën në Komunën tonë.
Postimi i saj në Facebook:
Të dashur familjarë, miq, dashamirë, qytetarë të Komunës së Drenasit.
Dua t’ju njoftoj se me propozimin e kryetarit të komunës, z.Ramiz Lladrovci me përkrahjen e familjes si dhe me vullnetin tim, do kandidoj për Asamblenë Komunale në Drenas.
Me përkrahjen tuaj, unë do të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal të Drenasit dhe së bashku do ta bëjmë me të mirën për ju dhe qytetin tonë.
Në ditët në vazhdim, kam kënaqësi të takohem me ju për të dëgjuar kërkesat dhe hallet tuaja, të cilat brenda përgjegjësive të mia do t’i adresoj në Kuvendin Komunal.
Agnesë Kastrati Bucolli 24 ✔️
#PDK
#RamizLladrovci