Kush është Laurita Bujupi dhe pse i duhet asamblesë komunale të Drenasit

Në listën për asamble komunale të Drenasit nga e Partia Demokratike e Kosovës është edhe Laurita Bujupi. Ekonomistja e diplomuar dhe me përvojë nga Arllati është modeli i një femre të suksesshme. Ajo padyshim se i duhet asamblesë komunale pasi që synimet kryesore të saj janë përmirësimi i pozitës së gruas në shoqëri, ndihma për ndërmarrëset e reja gra dhe gjithashtu kontributi i saj në ruajtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Se kush është Laurita ne ua prezantojmë biografinë e saj:

LAURITA BUJUPI është e lindur në Krushë të Rahovecit më 30 Tetor 1986. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Prizren. Ka kryer Fakultetin Ekonomik, Menaxhment dhe Informatikë në vitin 2008 ndërsa gradën MASTER SHKENCOR NË KONTABILITET DHE AUDITIM e ka përfunduar në Universitetin “UKSHIN HOTI” në Prizren, në vitin 2019. Përveç studimeve ka ndjekur edhe një varg trajnimesh të rëndësishme si në:
– INSTITUTIN KAF (instituti për Kontabilitet, Auditim, Financa)
– Akademia Profesionale Elita
– Instituti i Modelimeve në Biznes
– Kolping Kosova – Administrim Biznesi
– Praktik në OEK (Odën Ekonomike të Kosovës)
Ka marr tituj të rëndësishme gjatë trajnimeve si: Titulli i fituar “Teknik i Kontabilitetit i Certifikuar“ 2021, Trajnim 4 javor “Në fushën e financës” intervali kohor Prill – Maj 2019, Trajnim në IMB për programin financiar “Alpha Ëeb” në periudhën Qershor 2019, Trajnime në Kolping Kosova(trajnime në fushën e Administratës, Punës në bankë, Kontabilitet, Menaxhim Biznesi, Anglisht të biznesit dhe Informatikës), po ashtu praktikë në NLB Prishtinë (në sektorin e Kredive dhe në atë të këshilltarit të klientit), Trajnime në fushën e kontabilitetit tatimor në praktikë gjatë vitit 2006 me gjithsej 125 orë.
Në vitin 2009-2010 ka punuar si Nëpunëse kreditore në Finca Kosova – Prizren ndërsa në vitin 2011 – 2012 si Agjente e shitjes dhe e marketingut në Ipko Shop-Prizren.
Nga viti 2012 – 2014 ka punuar në Kontabilitet dhe Financa në DMTH shpk – Prishtinë, ndërsa në vitin 2015 – 2017 Mbikëqyrëse e mbarëvajtjes së punës, administrim i dokumentacionit, punëtorëve dhe ngarkesës së komercialistëve N.H FATI (fabrika konditorike)- Prizren.
Laurita Bujupi është një ndërmarrëse e suksesshëm në të cilën që nga 01.01.2015 dhe aktualisht Pronare dhe mbajtese e librave te kontabilitetit në disa ndërmarrje dhe Pronare e Fermës së Pulave C&M B.I. – Arllat. Është njohëse e mire e Gjuhës angleze dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në përmirësimin e pozitës së femrës në shoqëri.

Laurita vjen nga një familje në të cilën ka dhënë gjithçka për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit. Ajo rrjedh nga një familje me ideale të larta në shërbim të vendit dhe si pasoj përveç humbjes së shumë bashkëfshatarëve dhe një pjesë të familjes, ajo i ka të vrarë Babain dhe Vëllain e saj nga lufta e fundit. Është e martuar në fshatin Arllat të Drenasit dhe është nënë e 4 fëmijëve, ndërsa vendimi për të qënë pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Ramiz Lladrovici është marr për të bartur përvojën e saj prej një ndërmarrëse të suksesshëm edhe në Drenas.
Synimet kryesore të Laurites janë përmirësimi i pozitës së gruas në shoqëri, ndihma për ndërmarrëset e reja gra dhe gjithashtu kontributi i saj në ruajtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Laurita është modeli i një femre të suksesshëm në punë, arsimimi dhe në kontributin e vazhdueshëm për ngritjen e pozitës tonë shoqërorë, prandaj vendimi i saj për të qënë pjesë e asamblesë në Drenas do ta pasuroj edhe më shumë vlerën dhe cilësinë në legjislaturën e ardhshme.
Laurita mbanë numrin 15 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.#PDK
#RamizLladrovci177
#LabinotHalilaj177
#LauritaBujupi15

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë