Ajazi: Në Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas dhash zotimin se do të jem përkrah tyre

Driton Ajazi, kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin” ka njoftuar se sot është pritur në Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas, nga kryetari Valon Bequku dhe bashkëpunëtorë të tij.

“Mi shprehën preokupimet dhe kërkesat që ka komuniteti musliman i komunës sonë. Ishin shumë të arsyeshme e të realizueshme. Unë, dhash zotimin se do të jem përkrah tyre në çdo kërkesë që është në të mirë të qytetarëve të komunës së Drenasit”, ka thënë Ajazi.

Po kështu, ai thotë se garantova se ndër vendimet e para në qeverisjen tonë, do të jetë ai për eliminimin e burokracive, shkaku i të cilave objekti i Bashkësisë Islame në Drenas ende nuk i ka hapur dyert për besimtarët.

“Mbështetja për gjithësecilin është në logjikën tonë qeverisëse. Kjo është koha jonë për ndryshimin që duam”, ka thënë ai.

Ajazi në fletvotimin për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit ka numrin 182.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë