Lladrovci tregon arsyen pse nuk merr pjesë sonte në debat, ndjen keqardhje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë një sqarim për media:

Ndjej keqardhje për anulimin e debatit të paralajmëruar në media, për sonte.

Sot, është përvjetori i kalimit në amshim të Fehmiut, Xhevës dhe bashkëluftëtarëve Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci, andaj kam pezulluar të gjitha aktivitetet e lidhura me fushatën zgjedhore.

Po ashtu, për sot, kam pezulluar çdo deklarim për media dhe intervista.

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit gjatë vendosjes së luleve pranë nëntë shtatoreve dhe homazhe në Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe pranë Memorialit në Gllanasellë, si dhe vizitat në shtëpi, ku kemi kujtuar jetën dhe veprën e Fehmiut, Xhevës, Fatimes, Shefqetit dhe heronjve tjerë të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë