Ky është kandidati për asamble komunale që premton hapjen e zyrës konsultative për banorët e fshatit të tij

Kandidati për asamble komunale të Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Argtim Kastrati, është i pari kandidat që ka premtuar zyrë konsultative për banoret e fshatit të tij, Nekoc, zyrë e cila do të jetë adresë për kërkesat dhe problemet e tyre, shkruan DrenicaOnline.

“Zyra do të jetë e hapur një herë në javë, çdo të shtune, nga ora 10:00 deri në orën 16:00. Perveç që do ti diskutojmë kerkesat e juaja dhe hallet e problemet të cilat ju preokupojnë juve si banor, zyra, ndër të tjera, do të jetë edhe pikë informuese për projektet të cilat janë duke u zbatuar në Komunë, dhe për projektet të cilat do të fillojnë, dhe projektet të cilat janë të planifikuara gjatë mandatit 4 vjeçarë”, ka shkruar Kastrati në FB.

Postimi i plotë i Kastratit:

Të dashur bashkëvendas;

Hapin e parë të punë sime si asambleist i kuvendit komunal brenda 100 ditëve të para, në bashëkpunim me bashkfshatarët tonë, do të jetë zgjedhja e një lokacioni të përshtatshëm për të gjithë banoret e fshatit Nekoc, që ta hapim një Zyrë konsultative për banoret e fshatit, zyrë e cila do të jetë adresë për kërkesat dhe problemet e juaja, e të cilat më pas do t’i adresoj në Asamble komunale dhe do të kerkoj zgjidhjen e menjëhershme të tyre. Zyra do të jete e hapur një herë në javë, çdo të shtune, nga ora 10:00 deri në orën 16:00. Perveç që do ti diskutojmë kerkesat e juaja dhe hallet e problemet të cilat ju preokupojnë juve si banor, zyra, ndër të tjera, do të jetë edhe pikë informuese për projektet të cilat janë duke u zbatuar në Komunë, dhe për projektet të cilat do të fillojnë, dhe projektet të cilat janë të planifikuara gjatë mandatit 4 vjeçarë.

Si Demokratë Për Drenasin, e kemi programin konkret për zhvillimin e Komunës. E unë si këshilltar i kuvendit komunal e kam planin dhe idete konkrete gjatë mandatit tim 4 vjeçarë.

Koha është e jona!

#voto182
#ArgtimKastrati 13

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë