Driton Ajazi shpalos programin e DD-së para banorëve të Korroticës së Epërme

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD-ja, Driton Ajazi, para banorëve të Korroticës së Epërme ka shpalosur programin e Demokratëve për Drenasin.

“Isha i nderuar që para banorëve të Korroticës së Epërme të shpalos programin e Demokratëve për Drenasin. Ky fshat do të ketë fokusin e madh të udhëheqjes tonë. Jam i mrekulluar me vullnetin e gatishmërinë e banorëve të Korriticës së Epërme, që Drenasi të ketë ndryshimin që na duhet”, ka thënë Ajazi.

Ai ka falënderuar secilin nga ta për mbështetjen.

“Bashkëqytetarë të dashur, faleminderit që po na e zgjatni dorën e mbështetjes e nuk po kurseni asgjë nga vetja për ta përhapur mesazhin e fitores. Kjo është koha jonë për ndryshimin që duam”, ka deklaruar Ajazi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë