Kiqina: Arllati tregoi mobilizim për të filluar një kapitull të ri në Drenas

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Lëvizja Vetëvendosje, Fejzi Kiqina, ka qëndruar sonte në Arllat ku bashkë me kandidatët për asamble komunale nga ky fshat, kanë takuar banorët me të cilët kanë bashkëbiseduar për hallet dhe preokupimet e tyre.

“Ndryshimi ka nisë, e vullneti i qytetarëve po e shtyen atë përpara drejt fitores tonë të madhe më 17 tetor. Sonte Arllati tregoi mobilizim për të filluar një kapitull të ri në Drenas. Fitorja jonë është e pandalshme, sepse qytetarët po e duan më patjetër”, ka shkruar Kiqina në profilin e tij në Facebook.

Bashkë me Kiqinën në takim ishin edhe deputeti Enver Dugolli dhe asamblisti Sokol Bylykbashi.

Kiqina në zgjedhjet e 17 tetorit, në fletvotimet për kryetar mbanë numrin 144 ndërsa motoja e tij në këto zgjedhje është “Bashkë qeverisim”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë