Zjarr në Abri të Epërme të Drenasit, digjen shtyllat elektrike, kosheret me bletë…

Policia e Drenasit ka pranuar të mërkurën pasdite një informatë se në Abri të Epërme ka shpërthyer një zjarr, shkruan DrenicaOnline.

Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes ndërsa nga ankuesit kanë kuptuar se nga zjarri janë përfshirë një sipërfaqe e hamallisë me ç ‘rast janë djegur edhe 4 koshere me bletë, 30 koshere të vogla si dhe tri shtylla elektrike.

Me urdhër të prokurorit është hapur rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ndërsa policia po e heton rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë