Vdes veterani i UÇK-së dhe një 16 vjeçare nga Drenica

Qyteti i Skenderajt sot eshte zgjuar me lajme të hidhura pasi janë ndarë nga jeta dy qytetarë të kësaj komuna, veterani i UÇK-së, Musa Koca dhe 16 vjeçarja Vesa Bajrami.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bekim Jashari me anë të një statusi në facebook më ç’rast ju ka shprehur ngushëllime familjës Koca dhe Bajrami

Postimi i Plotë:

Qyteti ynë sot u zgjua nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të dy qytetarëve të mrekullueshëm, veteranit të UÇK-së, Musa Koca dhe 16 vjeçares Vesa Bajrami.
Vesës i’u shuan ëndrrat për jetë, në moshë shumë të re, e cila nuk arriti t’a mposhtë sëmundjen dhe sot po ndahet fizikisht nga ne.
Veterani i UCK-së, Musa Koca, përveç kontributit të madh që dha gjatë luftës, dha kontribut edhe në paqe, si një njeri i urtë, atdhedashës dhe i respektuar nga të gjithë.
Në emër të komunës dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajrami dhe Koca, për këtë humbje të madhe.
Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës Vesë e Musa!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë