Komuna e Drenasit do të merr përsipër pagesat e bujqve për ujitje për vitin 2022

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe Ibër Lepencit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të mërkurën ka pritur në takim U.D kryeshefin e Ibër Lepencit, Januz Kabashi, ku edhe kanë nënshkruar Memorandum e Bashkëpunimit për financimin e ujitjes për bujqit për vitin 2022.
Ne bazë të këtij memorandumi, Komuna e Drenasit do të merr përsipër pagesat e bujqve për ujitje për vitin 2022, në Komunën e Drenasit janë në sistemin e ujitjes rreth 5800 ha toka bujqësore. Kryetari Lladrovci ka vlerësuar se përmes kësaj ndihme që do të ju behët bujqve, përveç lehtësimit financiar kjo do të ndikoj drejtpërdrejtë edhe në rritjen e rendimenteve në kulturat bujqësore përmes sistemit të ujitjes.