Edhe dy të vdekur në Drenas nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 qytetarë të Kosovës si pasojë e COVID-19.
Prej këtij numri, dy viktima janë nga Komuna e Drenasit.
Dje në këtë komunë u regjistruan katër vdekje.
Ndërsa sa i përket rasteve të reja të të infektuarve me virus në këtë komunë sipas IKSHPK-së janë shënuar 11 raste.