Banorët e fshatit Aqarevë, bëhen me ujë të pijshëm

Banorët e fshatit Aqarevë të Skenderajt, tashme e kanë të zgjidhur problemin shekullor për furnizim me ujë të pijshëm.
I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me stafin e tij, ka bërë përurimin e ujësjellësit në fshatin Aqarevë.
Kryetari Jashari, me këtë rast uroi banoret e këtij fshati, për këtë lajm të mrekullueshëm.
“Ndjenjë e jashtëzakonshme dhe mjaft emocionuese, Aqareva heroike është fshati i 15-të të cilin e bëmë me rrjet të ujësjellësit, duke zgjidhur kështu problemin e tyre jetësor, kurse deri në fund të vitit apo më së largu deri në pranverën e vitit që vjen do t’i bëjmë me ujë të pijshëm edhe 10 fshatra tjera, për të vazhduar me pas me instalimin e ujësjellësit në bashkësinë lokale të Qirezit si dhe furnizim të rregullt me ujë përmes ndërtimit të bazenave të ri në Brus si dhe instalimin e gypit kryesor Brus- Skenderaj”, tha Jashari.
Ndërkaq, banoret e këtij fshati, u shprehen jashtëzakonisht të lumtur me përurimin e ujësjellësit, duke deklaruar se problemet e tyre çdo ditë e më shumë po zgjidhen nga ana e Kryetarit Jashari.