Njoftim me rendësi nga Komuna e Drenasit për fermerët për aplikime të pagesave direkte për vitin 2021

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Drenasit, njofton fermerët se pas disa ankesave për sipërfaqet e grurit, ku në programin e ri të Ministrisë së Bujqësisë për subvencione, për të qenë përfitues ishte 6000 kg të deklaruar, atëherë kishte të drejtë edhe për sipërfaqe.
Mirëpo pas ankesës së DBPZHR-së në Drenas, Ministria e Bujqësisë, sot ka njoftuar se tani fermerët mund të aplikojnë vetëm për sipërfaqe për të qenë përfitues i pagesave direkte të grurit për vitin 2021.
Andaj lusim të gjithë ata fermer që kanë përfunduar aplikimin dhe nuk kanë mundur të aplikojnë për sipërfaqe, pasi që nuk i kanë pasur 6000 kilogram kriter të mëhershëm, të lajmërohen në Zyrën e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.