Nxënësit nga Drenasi arrijnë suksese të larta në provimin pranues për regjistrim në FlEK

Nxënësit e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Komunën e Drenasit, kanë treguar rezultate të larta me rastin e regjistrimit në programin e studimeve në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK).
Këtë e dëshmon rangimi në grafikun e mëposhtëm, ku nxënësit e gjimnazit janë renditur ndër më të suksesshmit në nivel vendi sa i përket studimeve në fushën teknike. Kjo e arritur vjen si rezultat i angazhimit të nxënësve dhe kontributit të mësimdhënësve në këtë fushë.
Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për suksesin e arritur jo vetëm në këtë fushë, por edhe drejtime tjera.
Kujtojmë që nxënësit e gjimnazit kane qenë pjesëmarrës në disa konferenca ndërkombëtare të njohura si ajo e Euroscola, e vetmja shkollë pjesëmarrëse jashtë vendeve të Bashkimit Evropian.