Lladrovci për Kiqinën: Çele gurë gojën për tetë vjet në asamble, sot, flet me një grumbull të pavërtetash

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është kundërpërgjigjur një reagimi të kandidatit për kryetar nga VV-ja, Fejzi Kiqina, i cili tha se në zgjedhjet e 17 tetorit Lladrovci do ti përsëris premtimet.

Sipas Lladrovcit, i cili është sërish kandidat i PDK-së për kryetar komune, kur i padishmi flet për projekte, por nuk i njeh procedurat, nuk i njeh planifikimet apo realizimet e projekteve, kur nuk i njeh procedurat e buxhetimit të projekteve, nuk i di projektet e realizuara, projektet në procedurë, të filluara dhe të zotuara, nuk ia vlen të bëhet debat, shkruan DrenicaOnline.

Lladrovci thotë se Kiqina për tetë vjet ishte në asamble dhe nuk e qeli gojën, ndërsa sot flet me një grumbull të pavërtetash.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Çele gurë gojën për tetë vjet në asamble, sot, flet me një grumbull të pavërtetash.
Kur i padishmi flet për projekte, por nuk i njeh procedurat, nuk i njeh planifikimet apo realizimet e projekteve, kur nuk i njeh procedurat e buxhetimit të projekteve, nuk i di projektet e realizuara, projektet në procedurë, të filluara dhe të zotuara, nuk ia vlen të bëhet debat.
Premtimet e mia janë të tejkaluara me vepra. Projektet e realizuara janë përtej asaj çka kam premtuar!
Por, na nuk ndalemi për më shumë e më mirë, sepse na punojmë edhe fitojmë.
Lemeria e paniku është për ata që janë kundër të vërtetës dhe sukseseve tona!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë