Gani Krasniqi kandidat i PDK-së për asamble komunale në Drenas

Pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës për asamble komunale në Drenas, është edhe Gani Krasniqi.
Mësuesi dhe biznesmeni nga Negroci gëzon mbështetje të madhe ndërsa në listën për asamble mbanë numrin 22, shkruan DrenicaOnline.
Krasniqi është veteran i luftës së UÇK-së ndërsa aktualisht përveç që është mësues ai ka edhe fabrikën e plastikës në vendlindje ku ka të punësuar disa bashkëfshatarë.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Të nderuar bashkëvendas, dhe qytetarë të Drenasit!
Përmes këtij postimi dua të ju informoj që zyrtarisht jam kandidat për asamble Komunale nga lista e fitores, listë të ciles i prinë Kryetari aktual njëherit dhe Kryetari i ardhshëm i Drenasit z.RAMIZ LLADROVCI.
Në këtë listë unë garoj me numrin 22!
Besoj fuqishëm në mbështetjen nga ana juaj, na priftë e mbara.
Faleminderit!
#PDK
Ramiz Lladrovci
Gani Krasniqi nr 22✅