Arta Ahmeti Xhylani në garë për Drenasin

Arta Xhylani Ahmeti ishte e para kryetare e degës së një partie politike shqiptare në Kosovë. Për disa vjet ajo ka udhëhequr Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Drenas, ku është shquar për maturi e guxim në përballje me sfidat e partisë së saj në një rajon të dominuar nga parti të tjera, e ku Aleanca ishte gjithmonë opozitë. 

Në një postim në Facebook, pas përfundimit të certifikimit të kandidatëve, ajo ka njoftuar qytetarët e Drenasit se do të garojë për kreun e komunës, pas besimit të dhënë për të nga struktura e degës së partisë si dhe lideri Ramush Haradinaj. 

“Oferta ime qeverisëse, synim primar ka përfshirjen e qytetarëve në politikbërje dhe vendimmarrje. Përpjekjet e mia do të jenë serioze në krijimin e mundësive të të bërit biznes, rrjedhimisht krijimi i vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për gratë, pa anashkaluar assesi investimet kapitale në secilin vendbanim.”, ka shkruar Xhylani.

Xhylani ka bërë të ditur se ofertën e plotë qeverisëse do ta shpalos në ditët në vijim, kryesisht në rrjete sociale por edhe në takime me qytetarë, gjithnjë duke respektuar rregullat e fushatës dhe udhëzimet e IKSHPK-së. 

Aleanca në Drenas nuk ka qenë asnjëherë parti dominante dhe rezultatet e saja silleshin prej 2.5 deri në rreth 5%. Arta dhe ekipi i saj për Drenasin, në kohën kur komunat që qeverisen nga AAK-ja janë kampione në qeverisje, ofron shpresën reale për ndryshimin që e kërkojnë qytetarët e Drenasit./aleanca.press/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë