Në listën e PDK-së për asamble komunale të Drenasit është edhe Bashkim Elshani

Bashkim Elshani nga Krajkova i është futur garës për asamble komunale në Drenas.

Emri i tij ndodhet në listën e PDK-së ndërsa mbanë numrin 23, shkruan DrenicaOnline.

“Për herë të parë dhe me sinqeritetin më të madh unë si kandidat e kërkoj mbështetjen tuaj në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021 me Nr.23 , gjithçka që dua të them është se unë nuk do të ju zhgënjej asnjëherë dhe do të jem zë i fuqishëm në kuvend komunal”, ka shkruar Elshani.

Njoftimi i plotë i Elshanit:

Të nderuar familjar e miq, të nderuar bashkëvendas të fshatit Krajkovë dhe qytetarë të komunës së Drenasit.

Sot edhe zyrtarisht unë Bashkim Elshani jam kandidat për Asamble në komunën e Drenasit, e falenderoj kryetarin Z. Ramiz Lladrovci  për besimin e dhënë, që të jem pjesë e listës për Asamble nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës-PDK.

Për herë të parë dhe me sinqeritetin më të madh unë si kandidat e kërkoj mbështetjen tuaj në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021 me Nr. 2️⃣3️⃣ , gjithçka që dua të them është se unë nuk do të ju zhgënjej asnjëherë dhe do të jem zë i fuqishëm në kuvend komunal, për adresimin e të gjitha problemeve që ballafaqohen qytetarët e Drenasit, ndihem i nderuar që ta marr besimin tuaj dhe për mundësinë e dhënë që të jap kontributin me gjithë energjinë dhe potencialin tim do të jem në shërbimin tuaj.

Ju falenderoj fort familjar, miq, shokë dhe qytetarë të Drenasit.

Bashkim Elshani, me Nr. 2️⃣3️⃣ ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë