Hamit Kastrati kërkon edhe një mandat si asamblist i KK në Drenas

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Hamit Kastrati ndodhet sërish në listën e PDK-së për ta fituar edhe një mandat nga zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan DrenicaOnline.

Ai ka thënë se nëse qytetarët do ja japin besimin dhe mbështetjen edhe për një mandat, i garanton se do të jetë një zë i fuqishum dhe mbështetës i pakompromis i kërkesave të tyre.

Postimi i Kastratit:

Të nderuar bashkvendas të Fshatit NEKOC dhe Qytetar të Komunes së Drenasit.
Kam kënaqësinë t’iu njoftoj se me përkrahjen e Kryetarit z.RAMIZ LLADROVCI, jam propozuar  që edhe për një mandat të jemë Kandidatë për Asamblenë komunale në Drenas.
Unë edhe gjatë mandatit të shkuar u përpoça me të gjitha forcat që të jem zëri i kërkesave dhe shqetësimeve tuaja.
Nëse ju të dashur qytetarë do ma jepni besimin dhe mbështetjen tuaj edhe për një mandat, iu garantoj se do të jem një zë i fuqishum dhe mbështetës i pakompromis i kërkesave tuaja për perparim dhe një jetë më të mirë e më të dinjitetshme që e meritoni.

Me respekt e konsideratë, i juaji
Hamit Kastrati
PDK
Ramiz Lladrovci
PDK
Hamit Kastrati me Nr. 04

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë