Edhe Likoci e Abria e Poshtme në mbështetje të Kryetarit Bekim Jashari

Në Likoc dhe Abri të Poshtme, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me bartësin e listës, Nënkryetarin e Komunës, Gjeneral Nuredin Lushtaku, koordinatorin për vlerat e luftës, Ilaz Derguti dhe kryetarin e OVL-UÇK-së, Emin Lati, bashkëbiseduan me mbështetësit e Listës së
Pavarur, rreth punës gjatë këtij mandati dhe prioritetet për 4 vitet e ardhshme, në udhëheqje të komunës.
Në këto takime, Kryetari Jashari, prezantoi, kandidatët për Kuvend Komunal nga Likoci dhe Abria, Luljeta Kadria e Arben Avdiu.
“Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët, për mbështetjen e madhe që po na japin në rrugën tonë të jetësimit të amanetit të të parëve tonë, për zhvillim ekonomik e mirëqenie për të gjithë”, tha Jashari.
Ideal për Skenderaj!