Arrestohet një i mitur në Drenas për kanosje

Është arrestuar një person i moshës së mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën në Drenas, shkruan DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten në orën 18 e 42 minuta dhe nga i dyshuari është konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë