Pastrohen rrjetet e kanalizimit atmosferik në qendër të Drenasit

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka angazhuar kompaninë e kontraktuar për të bërë pastrimin e rrjetit kryesor të kanalizimit atmosferik në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” dhe në rrugën “Ilaz Kodra” deri të rrethi në hyrje të qytetit.

Pastrimi i kësaj pjese të kanalizimit atmosferik është i domosdoshëm për evitimin e vërshimeve gjatë reshjeve, por edhe eliminon kundërmimin.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë do të vazhdojë ne mirëmbajtjen e rrjeteve të kanalizimit atmosferik, por kërkojmë nga qytetarë të mos i hedhin mbeturinat në kanalet atmosferike, sepse nga grumbullimi i tyte, po bllokohen dhe si pasojë e bllokimeve të rrjetit atmosferik, por ndodhin edhe vërshimet.

Të ruajmë dhe të mbrojmë ambientin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë