Drejtoresha e ZhE-së në Drenas, Egzona Jetullahi femra e parë në listën e PDK-së për asamble komunale

Egzona Jetullahi, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit, është në listën e PDK-së për asamble komunale.

Ajo është femra e parë e renditur në listën e PDK-së dhe në zgjedhjet e 17 tetorit mbanë numrin 3, shkruan DrenicaOnline.

Egzona kërkon mbështetjen tuaj, në këtë kohë të vështirë për PDK-në pa dy liderët kryesor të saj.

“Kërkoj mbështetjen sepse jam i bindur se zëri im dhe i njerëzve të PDK-së po behet shumë i nevojshëm për vendin tonë, në kohën kur në mënyrën më të paskrupullt sulmohen vlerat e Lirisë së vendit tonë”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë i Egzona Jetullahit:

Të dashur familjar, miq, shoqëri, anëtar dhe simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës PDK, kam nderin dhe kënaqësinë që të ju njoftoj se jam e propozuar dhe më është dhënë besimi nga Partia Demokratike e Kosovës, kryetari z.Krasniqi, dhe kryetari z.Lladrovci të jem kandidate për asamble komunale për zgjedhjet lokale 2021 në Drenas.

Siç e dini, unë isha pjesë e ekzekutivit me PDK-në duke e falënderuar kryetarin z.Ladrovci për besimin e dhënë, unë jam thellësisht mirënjohëse për këtë, dhe besoj shumë se me me angazhimin tim të pa kursyer, kam arritur të jem zëri i juaj, falë mbështetjes e besimit tuaj në mua.

Kam nderin e madh, të jem ne listën e kryetarit të sukseseve, z.Lladrovci edhe për një mandat tjetër katër vjeçar, kur dihet qe nga mandati i kaluar, qeverisja e z.Lladrovci, ne të gjitha matjet që i është bërë, ka qenë në ranglistat me përformancën më të mirë për qeverisje transparente e llogaridhënëse.

Unë kërkoj mbështetjen tuaj, në këtë̈ kohë të vështirë për PDK-në pa dy liderët kryesor të saj. Kërkoj mbështetjen sepse jam i bindur se zëri im dhe i njerëzve të PDK-së po behet shumë i nevojshëm për vendin tonë, në kohën kur në mënyrën më të paskrupullt sulmohen vlerat e Lirisë së vendit tonë.

Unë besoj në mbështetjen tuaj sepse ju më njihni, njihni qëndrimet dhe angazhimin tim, të cilat i keni vlerësuar. Unë do të vazhdojë të jem e pa kompromis në luftën me padrejtësinë, me mohuesit e lirisë së këtij vendi, me mohuesit e luftës e rezultateve të arritura me trimëri, gjak e sakrificë…

Besoj në mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj, ashtu siç e kemi pasur që nga fillimi i rrugëtimit tim!

Ju faleminderit!
E juaja: Egzona Jetullahi-Gjoshi nr.3✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë