Jashari ngushëllon familjen Hoti për ndarjen nga jeta të Faton Hotit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur pikëllim për ndarjen nga jeta të biznesmenit, Faton Hoti, i cili pas një beteje me COVID-19 u nda nga jeta në moshë të re duke lënë pas gruan dhe femijët.
“Në emrin tim personal dhe në emër të komunës e qytetarëve në përgjithësi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoti dhe të gjithë ata që kishin fatin ta njohin Fatonin”, tha Jashari.
“Fatoni do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një djalë shembull dhe i dashur për të gjithë. Pusho në paqe Faton”, tha tutje ai.