Banori nga Arllati gjen kasetë bombë në arën e tij

Një person ka njoftuar se në parcelën e tij në Arllat të Drenasit ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes, shkruan DrenicaOnline.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së që e kanë shpërthyer mjetin (kasetë bombë) në mënyrë të kontrolluar dhe pa ndonjë incident.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15 e 30 minuta./DrenicaOnline/