Rekrutët fillojnë stërvitjet ushtarake për t`u bërë pjesë e FSK-së

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, rekrutët e përzgjedhur nga jeta civile, për t`u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar fazën e trajnimit ushtarak bazë.
196 rekrutët për 9 javë do të jenë pjesë e trajnimeve dhe stërvitjeve ushtarake, për t`u familjarizuar me rregullat dhe detyrat ushtarit, para se ata të dhënë betimin për të qenë pjesë e FSK-së.